Tudor kërkon maksimumin nga Juventusi

- Bota Sot

Tudor kërkon maksimumin nga Juventusi

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, mendon se skuadra duhet ta përjetojë si motivim faktin që askush nuk  sheh mes favoritëve për të fituar titullin kampion në Itali. Edhe pse trajneri kroat është i ndërgjegjshëm për vështirësitë e bardhezinjve, ai nuk  fsheh se qëllimi i skuadrës mbetet gjithmonë i njëjti, ai të luftojë për trofe, siç u shpreh në vigjilje të ndeshjes miqësore ndaj Borusia Dortmund, një test i rëndësishëm për ekipin e tij në prag të kampionatit.

“Nëse skuadra do të mbetej e njëjtë? Do të ishte më e përgatitur, sepse kemi lënë një vit pas nesh. Dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar: jemi shumë të ngjashëm me atë ku ishim në fund të sezonit. Do të shohim çfarë ndodh. Bremer? Le të shohim sa kohë do t’i duhet për të arritur nivelin e tij. Në ndeshjen e parë ai luajti 45 minuta, dhe në këtë provë ai do të jetë përsëri titullar.

Kur do jem i lumtur? Unë jam gjithmonë i lumtur. Sepse trajnoj Juventusin. Pas Kupës së Botës, u thashë djemve “tani pushoni, pastaj do të kthehemi dhe do të punojmë më shumë. Të tregojmë më shumë dëshirë dhe gjëra të tjera për të bërë”.

Nuk dua të filloj me qëllimin e vendit të katërt. Dhe shoh se ku na vendosin në start… Ata na vendosin në vendin e tretë, të katërt. Disa prej tyre, në parashikime, në të pestin. Personalisht, më motivon shumë. Por duhet të kuptosh gjithashtu se Juventusi, prej pesë vitesh, nuk ka përfunduar i pari ose i dyti. Dhe duhet t’i qasesh me motivim të madh.

Sigurisht, pastaj është fusha. Ia them vetes dhe atyre, gjithçka është në rregull. Por kur dal në fushë, është sikur të shkosh në ring. Duhet të fitosh. Unë dua ta bëj këtë edhe kur luajmë me letra, kur luajmë kalçeto me miqtë, ose kur luajmë basketboll. Kërkoj këtë qasje.

A do jetë më i vështirë kampionati? Janë kundërshtarët tanë, kaq. Pres një vit shumë të vështirë, me trajnerë të fortë. Ndonjëherë nuk ndodh, ndonjëherë ndodh: ky është futbolli. Këtë herë, do të jetë i komplikuar”, tha Tudor..



Read it all at Bota Sot