Coman merr ofertë faraonike në Arabi

- Bota Sot

Coman merr ofertë faraonike në Arabi

Kingsley Coman duket se këtë verë do të shitet në Arabinë Saudite.

Al Nassr ka ofruar 30 mln euro për yllin e Bayern dhe klubi gjerman nuk është kundër.

Problemi është vetëm shifra e transferimit. Bayern kërkon 50 mln euro për lojtarin që ka edhe dy vite kontratë në Mynih.

Coman ka marrë ofertë spektakolare nga Al Nassr: kontratë për tre vite, me pagë 20-25 mln euro neto në vit. Pra, gjithsej, 75 mln euro në tre vite, kurse te Bayern paguhet 8,5 mln euro neto në vit.



Read it all at Bota Sot