Pas nënshkrimit të Benjamin Seskos, Manchester United po planifikon largimin e Rasmus Hojlundit gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi danez 22-vjeçar nuk ka arritur të gjejë vazhdimësi në skuadër dhe largimi i tij pritet të jetë vendimtar për planet e klubit.
Sipas Fabrizio Romano, Manchester United ka vendosur çmimin për huazimin e tij, 6 milionë euro plus mbulimin e pagës së lojtarit, me një blerje të detyrueshme pas një viti prej 45 milionë eurosh.
AC Milan është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e Hojlundit, por edhe Interi dhe Roma kanë shprehur interes për sulmuesin danez.
Në skuadrën e Manchester United, përveç Seskos, konkurrencë për vendet e sulmit janë Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumbo.
Bisedimet mes klubit anglez dhe Milanit po vazhdojnë, ndërsa “Djajtë e Kuq” kërkojnë të gjejnë një zgjidhje që t’i japë mundësi sulmuesit të marrë më shumë minuta loje.