Vazhdon hakmarrja e klubit korean, lojtari shqiptar zhduket nga lista

- Bota Sot

Vazhdon hakmarrja e klubit korean, lojtari shqiptar zhduket nga lista

Jasir Asani duket se do të kalojë disa muaj të vështirë nëse nuk ia del që të sigurojë marrëveshjen me skuadrën e Guangxhu që ta lejojë të transferohet që tani te Esteghlal në Iran.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti akordin me klubin iranian për transferimin në janar, kur t’i përfundonte kontrata me klubin korean.

Këtij të fundit duket nuk i ka pëlqyer vendimi i sulmuesit Kombëtares dhe ka nisur hakmarrjen, duke e lënë Asanin për të dytën javë radhazi jashtë listës së grumbullimit për ndeshjet e kampionatit, edhe pse futbollisti është padyshim ylli i ekipit.

Koreanët dëshironin në fakt që Asani të rinovonte kontratën, ose të paktën të fitonin diçka financiarisht nga shitja e tij, ndaj vendimi i lojtarit për t’u larguar si futbollist i lirë, nuk është pritur mirë në klub.

Qëndrimi kundër tij është përsëritur edhe sot, në ndeshjen ndaj Pohjang, në të cilën Asani nuk figuron në listën e skuadrës.

Zgjidhja e vetme në këtë pikë mbetet që dy klubet të gjejnë akordin që Asani të lejohet të transferohet që tani te Esteghlal, gjë që është edhe qëllimi i klubit iranian, i cili e kishte bërë të ditur këtë hipotezë që kur njoftoi për firmën me të një javë më parë.



Read it all at Bota Sot