Transferimi i Ardon Jasharit shihet si një goditje e madhe e Milanit edhe nga rivalët historikë të kuqezinjve.
Vetë drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio, në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, ka lënë të kuptohet se Igli Tare ka bërë një goditje me mesfushorin.
Duke folur për lëvizjet e tij më të rëndësishme në karrierë e jo vetëm, ai është ndalur duke folur për fëmijët e tij, për të zbuluar prapaskenën e veçantë pikërisht me Jasharin…
“Fëmijët e mi? Xhulia ka marrë një rrugë krejtësisht tjetër. Nikolo nuk ishte i mirë me këmbët, e la futbollin, por ka pasion, sheh një mijë ndeshje, studion lojtarët.
Kur Jashari shkoi te Milani, më kritikoi. Më tha “ta kam këshilluar kur ishte te Lucerna, e le të të ikte nga duart”.
Është e vërtetë, por nuk është se mund t’i marrim ne të gjithë më të mirët”, tregoi Auzilio këtë bashkëbisedim familjar dhe vlerësimin që kishte për mesfushorin e sapoblerë nga Milani.