Teuta mbyll “maratonën” në Poloni

- Bota Sot

Teuta mbyll “maratonën” në Poloni

Teuta ka mbyllur të premten fazën përgatitore në Poloni, duke vendosur pikën finale të një “maratone” 12-ditore intensive.

Skuadra durrsake ka qenë e akomoduar në qytetin e qetë të Opelenicës, në një prej hoteleve më luksozë të zonës, “Remes Hotel”, ku kushtet e punës dhe të akomodimit kanë qenë optimale.

Trajneri Edi Dobi, i vendosur këtë verë në krye të pankinës së “Djemve të Detit”, e ka vlerësuar si një fazë përgatitore të nivelit të lartë, si nga aspekti fizik, ashtu edhe ai taktik.

“Kemi punuar me intensitet dhe kemi parë reagimin e skuadrës. Kushtet ishin perfekte për atë që donim të arrinim”, është shprehur tekniku.



Read it all at Bota Sot