Goditja e madhe e Dinamos, vjen mesazhi i parë i Bernard Berishës

- Bota Sot

Goditja e madhe e Dinamos, vjen mesazhi i parë i Bernard Berishës

Bernard Berisha është goditja e madhe e merkatos së klubit të Dinamos, me blutë të cilët kanë siguruar anësorin e njohur të sulmit kosovar për të shtuar radhët e tyre, nga të cilat pritet larigmi i Baton Zabërgjës.

Në orët e vona të së shtunës, ka qenë vetë klubi që ka zyrtarizuara gjithçka, duke bërë të ditur firmën me futbollistin 33-vjeçar i cili padyshim do të kthehet në një nga emrat e rëndësishëm në formacionin e Ilir Dajës.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha ka dhënë mesazhin e tij të parë si pjesë e bluve.

“I lumtur që jam kthyer përsëri në Shqipëri”, ishin fjalët e futbollistit, i cili ka marrë urime nga mbështetësit, por edhe ish-shokët e tij të skuadrës si Liridon Latifi, përkrah të cilit ka luajtur në radhët e Skënderbeut.



Read it all at Bota Sot