Memeti te Arsimi

- Bota Sot

Memeti te Arsimi

Sulmuesi anësor nga Kumanova, Shaban Memeti, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me KF Arsimi nga Çegrani i Gostivarit.

Ai dje pas përfundimit të ndeshjes KF Bashkimi 1947 dhe #Arsimi, e cila u zhvillua në Kumanovë (1-1) ka shkrepur një foto me presidentin e klubit, #Amir Bilalli dhe anëtarin e kryesisë #Ramadan Saliu.

Memeti edhe sezonin e kaluar ishte pjesë e Arsimit me të cilën skuadër arritën rezultatin historik, duke u ngjitur në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, pas 52 viteve ekzistencë.

19 vjeçari, i cili është një nga futbollistët premtues në Ligën e Parë, pritet që edhe gjatë këtij sezoni me paraqitjet dhe golat e tij të jap kontribut të madh në sukseset e Arsimit.



Read it all at Bota Sot