Fermin Lopez merr vendimin e karrierës

- Bota Sot

Fermin Lopez merr vendimin e karrierës

Fermin Lopez nuk ka frikë nga konkurrenca.

Mesfushori ka vendosur për të mos u larguar nga Barcelona në merkaton e verës. Lajmin e raporton gazeta katalanase “Sport”.

23-vjeçari ka interes nga klube nga Aston Villa, Chelsea dhe Manchester United, por preferon të vijojë në “Camp Nou”.

Barcelona ishte e hapur për shitjen e tij deri para disa javësh, por situata ndryshoi shpejt. Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë si lojtar.

Fermin Lopez raportohet se ka blerë një shtëpi pranë qendrës stërvitore të Barcelonës dhe është ambientuar plotësisht me jetën në qytetin bregdetar.



Read it all at Bota Sot