Milani po e mbyll transferimin e De Winter

- Bota Sot

Milani po e mbyll transferimin e De Winter

Milani ka nisur negociatat me Genoan dhe përfaqësuesit e mbrojtësit belg Koni De Winter, sipas Fabrizio Romano.

Mbrojtësi 23-vjeçar është i etur për transferimin te kuqezinjtë dhe ka dhënë dritën jeshile për kalimin në “San Siro”.

Genoa e vlerëson lojtarin e saj me 25 milionë euro, ndërsa Milani po përgatit një ofertë prej 20 milionë eurosh plus bonuse.

De Winter është një mbrojtës i gjithanshëm që mund të luajë edhe si i djathtë. Në sezonin 2024/25 ai bëri 29 paraqitje në Serie A, me një gol dhe dy asiste.

Kontrata e tij me Genoan është e vlefshme deri në vitin 2028, por dëshira e lojtarit për kalimin te Milani mund të lehtësojë marrëveshjen.

Massimiliano Allegri e sheh atë si përforcim kyç për repartin defensivë, dhe De Winter do ta zëvendësojë Malick Thiaw. 



Read it all at Bota Sot