Zjarri vazhdon në Parkun Kombëtar të Vezuvit në Itali

- Bota Sot

Zjarri vazhdon në Parkun Kombëtar të Vezuvit në Itali

Një zjarr i madh shpërtheu në Parkun Kombëtar të Vezuvit në Terzigno, një komunë në Napoli.

Bombarduesit e ujit Canadair po kryejnë operacione ajrore për të shuar zjarrin në zonën pyjore.

Për momentin, flakët që kanë shpërthyer qe nga dita e premte, mbeten larg qendrave të banuara, por situata është ende jashtëzakonisht kritike duke pasur parasysh gjerësinë e zonës së përfshirë, raporton ANSA.

Situata e zjarrit në Vezuv është "duke u përmirësuar pak", tha Francesco Ranieri, kryetar i bashkisë së Terzignos (Napoli), i cili po ndjek operacionet e shuarjes së zjarreve në zonë.

"Sot do të jetë një ditë vendimtare. Unë besoj shumë në forcat e mrekullueshme që janë vënë në vend".

Situata në Rezervatin Alto Tirone është nën kontroll, ekipet tokësore janë nisur për bonifikimin. Ushtria është gjithashtu e përfshirë.

Zyra e prokurorit të Nolas (Napoli), ka hapur një dosje mbi zjarrin që ka shkatërruar qindra hektarë bimësi në Vezuv që nga e premtja.

Sipas asaj që është mësuar, për momentin hipotezat e krimit nuk janë përcaktuar, në pritje të raportit që do të paraqitet nga karabinierët pyjorë, dhe as nuk ka të dyshuar, transmeton KosovaPress.



Read it all at Bota Sot