Chelsea ka marrë një lajm të hidhur, teksa është konfirmuar lëndimi i rëndë të mbrojtësit Levi Koluill.
Futbollisti ka pësuar dëmtim në ligamentin kryqëzor anterior dhe i është dashur t’i nënshtrohet një operimi.
22-vjeçari u rikthye në qendrën stërvitore të skuadrës në fillim të kësaj jave, por fatkeqësisht pësoi dëmtim gjatë stërvitjes.
Ai, tani do të fillojë procesin e rikuperimit dhe do të mbështetet nga departamenti mjekësor i klubit, gjatë fazës së rehabilitimit. E sipas raportimeve nga Anglia, ai praktikisht ka humbur pjesën më të madhe të sezonit.
Dhe kjo e ka detyruar klubin londinez të lëvizë shpejt në merkato.
Përballë kësaj pengese, trajneri Mareska ka nisur kërkimin për një qendërmbrojtës.
E midis emrave që diskutohen në “Stamford Bridge”, veçohet Ronald Arauho, mbrojtësi uruguaian i Barcelonës. Në moshën 26-vjeçare, Arauho po kalon një periudhë të paqëndrueshme për shkak të problemeve fizike që e kanë penguar. Ai ka bërë vetëm 25 paraqitje për klubin katalanas dhe niveli i tij, shumë larg nga zakonisht, ka ngritur dyshime jo të vogla.
Pavarësisht se kontrata e tij është deri në vitin 2031, thuhet se klubi nga Camp Nou është i gatshëm të marrë në konsideratë oferta 50-milionëshe. Ndonëse mund të mos jetë e lehtë që Barça ta lëshojë, sidomos pas largimit të papritur të Inigo Martinez drejt Arabis