Zbulohet premtimi i bujshëm që Perez i ka bërë Modriç

- Bota Sot

Zbulohet premtimi i bujshëm që Perez i ka bërë Modriç

Pas një dekade suksesi të jashtëzakonshëme me Real Madridin, mesfushori kroat Luka Modriç u largua këtë verë si lojtar i lirë dhe u transferua te Milan.

Pavarësisht largimit të tij, lidhjet e Modric me klubin madrilen mbeten të forta.

Sipas disa mediave spanjolle, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i hapur për të mirëpritur rikthimin e Modric, por këtë herë në një rol të ri, jo më si lojtar. Sipas “Defensa Central”, Modric i ka treguar Perez-it dëshirën e tij për të filluar karrierën si trajner në të ardhmen e afërt.

Presidenti i “Los Blancos” u përgjigj pozitivisht, duke i premtuar Modric-it se dyert e Real Madridit do të jenë gjithmonë të hapura për të që të fillojë udhëtimin e tij në akademinë e të rinjve, duke ndjekur gjurmët e legjendave të klubit si Raul Gonzalez, Guti, Zinedine Zidane dhe trajneri aktual Xabi Alonso.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer me madrilenët, Modric luajti 842 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 89 gola dhe dha 140 asiste, duke kontribuar drejtpërdrejt në 229 gola. Ai mbetet një nga lojtarët më ikonikë dhe më të dekoruar në historinë e Real Madridit, me 28 trofe të fituar dhe gëzon respektin maksimal nga të gjithë tifozët.



Read it all at Bota Sot