Xherdan Shaqiri kokulur me shokë, nuk i mjaftoi as goli i Ajetit! BIslimi, Shaipi e Alioski ballëlart

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri kokulur me shokë, nuk i mjaftoi as goli i Ajetit! BIslimi, Shaipi e Alioski ballëlart

Baseli nuk po i shkon në fillim të edicionit në Kampionatit të Zvicrës.

Kampioni nga katër ndeshje ka dy fitore e dy humbje. 

Baseli në udhëtim ka pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Lugano

Albian Ajeti shënoi në minutën e 63-të për Baselin dhe për vendasit realizuan Grgiç (11’ – nga penaltia), Papadopoulos (31’) e Koutsias (90+6’).

Kapiteni Xherdan Shaqiri është paraqitur nga minuta e parë e Ajeti nga ajo e 46-ta, ndërsa portieri Amir Shaipi si zakonisht titullar për Luganon, së bashku me Uran Bislimin e Ezgjan Alioski nga minuta e 64-të.

Shaqiri ndëshkohet me karton të verdhë në fund të takimit.

Pas javës së tretë Baseli zë vendin e katërt me 6 pikë e Lugano renditet në dhjetin me 3 sosh. Lugano pas dy humbjeve rresht shijoi fitoren e parë në kampionat.



Read it all at Bota Sot