Sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës në kampionat dhe ndëshkohet me karton të kuq

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës në kampionat dhe ndëshkohet me karton të kuq

Amarildo Gjoni, po kalon një moment të artë në karrierën e tij, teksa nuk ndalet së shënuari te kampionët e Sherif Tiraspolit në elitën e futbollit moldav.

Ish-sulmuesi i Elbasanit, gjeti sërish rrugën e rrjetës pasditen e sotme, në duelin ndaj Politehnica UTM, të vlefshëm për javën e tetë të kampionatit. 

Gjoni zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të, duke i dhënë avantazh Sherifit.

Ky është goli i gjashtë në 7 aktivizime në kampionat për 26-vjeçarin, i cili është dhe lojtari i momentit te skuadra moldave, duke fituar edhe çmimin e më të mirit të muajit pak ditë më parë.  

Ndërkohë në minutën e 41-të të sfidës, sulmuesi shqiptar u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3:0.



Read it all at Bota Sot