Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti, sot përkundër se shënoi nuk dolën me pikë në duel me Luganon, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit zviceran.
Lugano para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Baselit.
Ajeti ka folur pas kësaj humbje në Lugano.
"Goli im ishte thjesht instikt; as nuk e dija se ku po shkonte topi.
Fatkeqësisht, në fund nuk e morëm shpërblimin. Nuk mundëm të luanim atë që na kërkoi trajneri. Hymë në lojë më mirë në pjesën e dytë, por në fund, nuk mjaftoi", tha Ajeti transmeton mediumi zvicerane “Blick”.