Lamtumira e Hummels

- Bota Sot

Lamtumira e Hummels

Dortmund dhe Juventus u përballën mes tyre në një miqësore të luajtur në “Signal Iduna Park”, ku bardhezinjtë fituan 1-2. Stadiumi ishte i tejmbushur, pasi bëhej fjalë për një duel tepër special, teksa Mats Hummels, bëri përshëndetjen e fundit me tifozët, pas vendimit për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur. 

Edhe pse së fundmi ishte pjesë e klubit të Romës,  36-vjeçari gjerman, zbriti për herë të fundit në fushë me fanellën e Dortmundit, në këtë miqësore, teksa në minutën e 19-të, u zëvendësua, duke i lënë vendin Sules.  

Një lamtumirë speciale për mbrojtësin gjerman që në karrierën e tij fitoi plot 19 trofe.

Për sa i përket miqësores së sotme, bardhezinjtë iu falën dopietës së Kambasos, ndërkohë që golin e vetëm për Dortmundin e shënoi Beier.



Read it all at Bota Sot