Bledian Krasniqi realizon në fitoren e Zurich-ut

- Bota Sot

Bledian Krasniqi realizon në fitoren e Zurich-ut

Zurich-u ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Lausannes në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit zviceran. 

Në mesin e golashënuesve për mysafirët ishte edhe mesfushori kosovar Bledian Krasniqi. 

Krasniqi realizoi golin e epërsisë për Zurichun në minutën e 24-të të sfidës për rezultatin 1:0. 

Në këtë ndeshje për Zurichun për 90 minuta u paraqit edhe Lindrit Kamberi ndërsa tek Lausanne në pjesën e dytë u inkuadrua sulmuesi Alban Ajdini. 

Pas tri xhirove të para në Superligën e Zvicrës, Zurichu renditet e shtata në tabelën e klasifikimit me katër pikë të grumbulluara.



Read it all at Bota Sot