Sulmuesi nga Kosova çmend çekët

- Bota Sot

Sulmuesi nga Kosova çmend çekët

Albion Rrahmani po “çmend” tifozët e Sparta Pragës.

Golat e tij e kanë ngjitur ekipin në vendin e parë të ligës çeke pas 4 javësh kampionatë.

Finalizimi i radhës erdhi ndaj një rivali “kërcënues”, Sigma Olomouc dhe fituan me 1:0..

Rrahamani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 56’, duke zhbllokuar rezultatin dhe kaluar në avantazh Spartën.

Ky rezulton goli i 3-të për 24-vjeçarin në kampionatë, teksa ka marrë profilin e liderit në skuadër.

Në 2024, Sparta Pargue pagoi 5 milionë euro te rumunët e FC Rapid 1923 për shqiptarin. Albion Rrahami bën pjesë në kombëtaren e Kosovës, ndërsa ka dalë nga akademia e Llapit.    



Read it all at Bota Sot