Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Zhur të Prizrenit - policia jep detaje

- Bota Sot

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Zhur të Prizrenit  - policia jep detaje

Policia e Kosovës tha ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e një personi mbrëmjen e së dielës në Zhur të Prizrenit.

“Gjatë bastisjes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili shtoi se arrestimi është bërë mbrëmjen e së dielës.

Të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor prej 48-orësh.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivet për këtë ngjarje.

Vrasja kishte ndodhur mbrëmjen e 10 gushtit, kur Policia kishte pranuar informacione se një person kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit.

Viktima, mashkull, kishte pësuar lëndime të rënda pas therjes me thikë dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku kishte ndërruar jetë.

Më 10 gusht, Kosova po ashtu u trondit nga një vrasje e trefishtë në Gjilan.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim tre persona të dyshuar. I dyshuari kryesor për këtë rast, sipas Policisë, ka të kaluar kriminale.

Nuk është e qartë se cilat kanë mundur të jenë motivet e kësaj vrasjeje, dhe prokurori që po heton rastin, Isuf Sadiku, të dielën deklaroi se është herët të flitet për motivet.



Read it all at Bota Sot