Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka komentuar hapur pas disfatës së skuadrës së tij ndaj Crystal Palace në finalen e Community Shield.
Trajneri holandez tha se nuk i shfrytëzuan gabimet e kundërshtarit për ta fituar trofeun e parë sezonal.
“Çështja kryesore, nuk mendoj se kishte një problem kryesor, përveç nëse skuadra tjetër humbet dy penallti dhe ti prapë humbet brenda pesë penalltive, kjo sigurisht që nuk ndihmon”, tha Slot.
Slot theksoi se Liverpooli kaloi dy herë në avantazh dhe e kontrolloi lojën deri në momentin që rezultati shkoi 2-2.
“Pas barazimit, megjithëse kishim një mundësi të madhe me Mo Salah, në fund mund të kishim humbur edhe gjatë lojës,” shtoi trajneri.
Ai pranoi se deri në rezultatin 2-1 ishte i bindur se Liverpooli do ta fitonte ndeshjen.
Megjithatë, pas golit të barazimit, skuadra e tij humbi sigurinë dhe energjinë për të mbyllur takimin në kohën e rregullt.
“Ndoshta ishim me fat që arritëm të shkonim te penalltitë,” përfundoi Slot.