Xabi Alonso po e teston Alaban në një pozicion të ri në fushë

- Bota Sot

Xabi Alonso po e teston Alaban në një pozicion të ri në fushë

Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, mund të rikthehet në një rol që e njeh mirë nga e kaluara, në mesfushë. 

Sipas asaj që raporton Marca, trajneri i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, e ka përdorur Alaban si mesfushor defensiv gjatë një ndeshje miqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura ndaj Leganes më 12 gusht. 

Kjo është hera e parë që Alaba aktivizohet në mesfushë që nga ardhja e tij në Madrid, por jo një rol i panjohur për të.  

Gjatë periudhës te Bayern Munich, Alaba ka luajtur si mesfushor defensiv, sidomos nën drejtimin e Pep Guardiolës, që e përdorte në disa pozicione për fleksibilitet taktik. 

Ndër vite, Alaba ka treguar aftësi të shkëlqyera në ndërtimin e aksioneve dhe stabilitetin mbrojtës, ndërsa ka ndarë fushën me vetë trajnerin Alonso gjatë viteve 2014-2017 në Bayern. 

Që nga transferimi te Real Madrid, Alaba ka luajtur kryesisht si qendërmbrojtës, duke qenë një nga figurat kyçe pas largimit të Sergio Ramos dhe në suksesin e madrilenëve për të fituar titullin e 14-të të Ligës së Kampionëve. 

Megjithatë, në dy sezonet e fundit roli i tij është kufizuar ndjeshëm.  

Një dëmtim i rëndë në ligamentin kryqëzor të gjurit e ka lënë jashtë fushave për më shumë se një vit, ndërsa në repartin e mbrojtjes kanë marrë më shumë hapësirë Eder Militao dhe talenti i ri Dean Huijsen. 

Në këtë kontekst, zhvendosja e Alabas në mesfushë shihet si një përpjekje për të shfrytëzuar më mirë përvojën dhe aftësitë e tij në ndërtimin e aksioneve./



Read it all at Bota Sot