Portieri i kombëtares së Kosovës pranë transferimit në Serie A

- Bota Sot

Portieri i kombëtares së Kosovës pranë transferimit në Serie A

Një portier i ri për Sassuolon.

Sipas Corriere dello Sport, klubi italian është afër nënshkrimit me Arijanet Muric, portierin i Kosovës, i cili iu bashkua Ipswich Town gushtin e kaluar.

Gazeta raporton se është arritur një marrëveshje paraprake në lidhje me një huazim me opsion blerjeje me vlerë rreth 10 milionë euro.

Portieri i kombëtares së Kosovës, Muric (26 vjeç) filloi karrierën te ekipet e të rinjve të Zurich përpara se t’i bashkohej Manchester Cityt në vitin 2016.

Gjatë karrierës së tij ai luajti për NAC Breda, Nottingham Forest, Girona, Willem II, Adana Demirspor dhe Burnley.



Read it all at Bota Sot