Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) e ka nderuar presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, që të ndajë çmimin e lojtarit më të vlefshëm (MVP) të ndeshjes Portugali - Kosovë.
Joao Lourenço i Portugalisë u shpall më i miri i ndeshjes.
Presidenti Kolgeci po e përcjell nga afër paraqitjen e Kombëtares sonë në Botërorin U19, "Egjipti 2025".
Kolgeci tashmë është takuar me presidentin e IHF-së, Hassan Moustafa, ndërsa të martën pati bisedë të gjatë e shumë konstruktive me anëtaren e Komitetit Ekzekutiv të IHF-së, Narcisa Lecusanu.