Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sot e ka pritur ish futbollistin e mirënjohur Faton Sojevën.
Gjatë takimit biseduan për shumë gjëra mbi të gjitha për futbollin.
Sojeva ka qenë prej futbollistëve më të mirë në vitet e 80-ta në petkun e skuadrës së Borci të Ferizajt siç quhej atëkohë.
“Mëngjesi nisi sot me një nga emrat e plejadës së artë të futbollit ferizajas, me të veçantin e të papërsëritshmin futbollist ferizajas, Faton Sojeva, me të cilin është gjithmonë kënaqësi bashkëbiseda”, ka shkruar Aliu.