Dodik nuk do të shkojë në burg, shleu dënimin duke paguar mbi 18600 euro

- Bota Sot

Dodik nuk do të shkojë në burg, shleu dënimin duke paguar mbi 18600 euro

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka paguar shumën e parave për të zëvendësuar dënimin me burg njëvjeçar, të cilin e kishte marrë pas një vendimi përfundimtar gjyqësor për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë.

“Duke vendosur për kërkesën e mbrojtjes së të dënuarit Milorad Dodik, për zëvendësimin e dënimit me burg me gjobë, Gjykata, në përputhje me dispozitat ligjore, ka marrë vendim që, pas deklarimit të Prokurorisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, të miratojë propozimin e mbrojtjes, dhe dënimi me burg i shqiptuar ndaj Milorad Dodik është zëvendësuar me gjobë,” njoftoi Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Dodik ka paguar 36.500 marka konvertibile (18662 euro), përkatësisht 100 KM (51 euro) për secilin prej 365 ditëve që duhej të kalonte pas hekurave.

Gjithashtu, vlen të theksohet se në Bosnje dhe Hercegovinë është e mundur të “blihet” dënimi me burg deri në një vit.

Përveç dënimit me burg, Dodik ka marrë edhe ndalim të veprimtarisë politike për një periudhë prej gjashtë vitesh.

Për shkak të këtij vendimi gjyqësor, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë dhe Hercegovinës (CIK) ia ka hequr atij mandatin si president i Republikës Serbe.

Vendimin e CIK-ut e ka pranuar sot avokati i tij, Goran Bubiq, i cili ka paraqitur edhe ankesë. Pritet që vendimi i Këshillit të Apelit të merret javën e ardhshme.



Read it all at Bota Sot