Rummenigge ka bërë thirrje publike

- Bota Sot

Rummenigge ka bërë thirrje publike

Karl-Heinz Rummenigge ka bërë thirrje publike që gjermanët të mos ankohen kaq shumë për Botërorin e klubeve që u zhvillua në SHBA. Mediat gjermane, ashtu si shumë lojtarë dhe trajnerë, kanë kritikuar ngjeshjen e kalendarit futbollistik, por legjenda e futbollit gjerman mendon ndryshe.

“Po të isha lojtar, do të shkoja me gjithë qejf në këtë turne.

Po, ka më shumë ndeshje, por është turne që luhet një herë në katër vite. Nuk u surprizova që ne gjermanët ishim kampionët e kritikës botërore, gjithsesi”.

“Lojtarët ankohen për mbingarkesë, por janë ata, bashkë me agjentët, që kanë krijuar këtë situatë.

Ata kërkojnë paga marramendëse dhe detyrojnë klubet të krijojnë turne shtesë. Kur vjen puna për të negociuar ulje page, refuzojnë”.



Read it all at Bota Sot