Interi ka nisur të mendojë seriozisht për të rritur arkëtimet me qëllim që të provojë të mbyllë objektivat e fundit në këtë merkato, ku emri kryesor vijon të jetë ai i Ademola Lukman dhe duket se i pari që ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga Milano është Sebastiano Esposito.
Esposito është gati të bëhet lojtar i ri i Kaljarit.
Këtë mëngjes, pasi zgjidhi detajet e fundit për realizimin e marrëveshjes, sulmuesi në pronësi të Interit shkoi në Vila Stuart për të kryer vizitat mjekësore me klubin sard.
Vendimtar ishte tejkalimi i Kaljarit ndaj Parmës, që deri para disa ditësh ishte shumë pranë marrëveshjes për sulmuesin.
Operacioni është në formë huazimi me detyrim blerjeje të vendosur në 4 milionë euro dhe me një përqindje nga një shitje e ardhshme.