Newcastle është në kërkim të përforcimeve në sulm, por koha po mbaron.
Eddie Howe kishte në shënjestër disa emra të shquar: Joao Pedro, i cili përfundoi te Chelsea, dhe më pas Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko, por të dy përfunduan te Manchester United.
Tani, me të ardhmen e Alexander Isak në dyshim për shkak të interesit të Liverpoolit, “qymyrxhinjtë” e kanë kthyer vëmendjen te Ferran Torres.
Sipas Fichajes, Newcastle ka ofruar rreth 50 milionë euro për sulmuesin e Barcelonës, por klubi katalanas e ka refuzuar ofertën, duke e bllokuar lojtarin.
Spanjolli 25-vjeçar, me kontratë deri në vitin 2027, kishte qenë në qendër të thashethemeve për një transferim të mundshëm, veçanërisht pas mbërritjes së Marcus Rashford, por Joan Laporta dhe Deco e konsiderojnë atë një lojtar të rëndësishëm.