Ish-mbrojtësi i Los Angeles FC, Marlon Santos, është i bindur se ylli korean Son Heung-min do të shkëlqejë në kampionatin amerikan MLS. Son, i cili këtë verë u largua nga Tottenham për t’iu bashkuar LAFC.
Marlon, që luajti një vit e gjysmë për LAFC dhe mori pjesë edhe në Kupën e Botës për Klube, ka thënë për “Flashscore” se nuk është habitur nga ky transferim. “MLS është një ligë shumë e fortë dhe konkurruese, që po rritet çdo ditë.
Ky transferim e forcon edhe më shumë ligën, ashtu siç bëri ai i Thomas Muller”, ka theksuar braziliani, i cili tani luan për Shakhtar Donetsk.
Ai beson se përshtatja e Son në Amerikë do të jetë e shpejtë, sidomos falë pranisë së portierit Hugo Lloris, ish-shok skuadre te Tottenham.
“Son ka shumë cilësi, është lojtar i kombëtares, ka luajtur një dekadë në Premier League dhe Ligën e Kampionëve. Ai ka një përvojë të madhe dhe do ta ndihmojë shumë LAFC-në”, ka shtuar Marlon.