Po vinte nga Anglia, zhduket kosovari – familja kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

- Gazeta e Prizrenit

Po vinte nga Anglia, zhduket kosovari – familja kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Shtetasi i Kosovës, Veton Canolli, raportohet të jetë nisur nga Anglia për në Kosovë dhjetë ditë më parë.

Mirëpo, që nga atëherë familja ka pohuar se nuk ka informata rreth vendndodhjes së tij dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Familjarët i bëjnë thirrje kujtdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë Ambasadën e Kosovës në numrin e telefonit: 07522199662.

Ata kanë shpërndarë edhe letërnjoftimin e tij duke kërkuar ndihmë në rrjetet sociale për gjetjen e Canollit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit