Sport Bild raporton se mesfushori i Bazernit të Mynihut, Aleksandar Pavloviç, do të mungojë gjatë pushimit të parë ndërkombëtar të sezonit të ardhshëm të Bundesligas. Pavloviç iu nënshtrua një operacioni në orbitën e syrit javën e kaluar.
Synohet rikthimi në shtator.
Pavloviç – i cili humbi disa ndeshje në sezonin e kaluar për shkak të lëndimeve dhe sëmundjeve – nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Superkupës ndaj Shtutgartit, as për sfidën hapëse të Kupës Vehen Visbaden, apo për dy ndeshjet e para të Bundesligas.
Derisa të rikthehet, mesfushorët me përvojë Xhoshua Kimish dhe Leon Goretzka do të mbajnë boshtin e mesfushës. Ylli i ri gjerman, Tom Bishof, gjithashtu do të përpiqet të shfrytëzojë rastet për të fituar minuta lojë.