Para ndeshjes në Kosovë, pasiguri e madhe te skuadra rumune

- Bota Sot

Para ndeshjes në Kosovë, pasiguri e madhe te skuadra rumune

Presidenti i FC Steaua nga Bukureshti, Gigi Becali, njofton ekipin për ndeshjen e kthimit me Dritën e Gjilanit, kampionin e Kosovës. 

“Pasiguri të mëdha në FCSB! Gigi Becali njoftoi ekipin për ndeshjen e kthimit me Dritën! Kiki do të zëvendësojë Radunoviqin.

Çfarë po ndodh me Olarun?

Risto Radunoviq (33 vjeç) vuan nga lëndim dhe nuk dihet me siguri nëse ai do të luajë në ndeshjen me Dritën.

Gigi Becali, tha se shpreson, që Radunoviq të jetë i aftë për të luajtur.

Becali deklaroi gjithashtu se Darius Olaru (27 vjeç) mund të zëvendësohet nga Malcom Edjouma (28 vjeç) në këtë ndeshje”, - shkruan media rumune “Digisport”. 

"Le të shohim, nuk jemi shumë të sigurt (nëse Radunoviq do të mungojë).

Nuk jemi të sigurt po ose jo. U tha që po, tani që është e dyshimtë nëse ai do të luajë. Ai po i nënshtrohet trajtimit. Do ta shohim...

Do të jetë Kiki nëse nuk luan. Është e mundur që edhe Olaru të mungojë.

Nëse Olaru nuk luan, kemi vendosur që do të jetë Edjouma", tha Gigi Becali gjatë një interviste “Fotbal Club”.

Drita dhe Steaua luhet të enjten (20.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.



Read it all at Bota Sot