Hajduku i Splitit është gati për sfidën e kthimit (e enjte, 20.45) në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, për përballjen me Dinamo Cityn në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të tretë të Conference League në futboll.
Mediumi kroat “Slobodna Dalmacija” i kushton një shkrim ish futbollistit të mirënjohur nga Shqipëria, Eduard Abazit.
“Ishte një takim emocional, dhe Abazi e ruan me xhelozi numrin pesë të bardhë edhe sot, një mijë ditë më vonë.
Si kujtesë e kampionatit të vitit 1992 dhe 11-shit të famshëm në formacion: Mihaçiq, Shpanjiq, Novakoviq, Shtimac, Abazi, Biliç, Jeliçiq, Mishe, Mornar, Vuçeviq dhe Ardian Kozniku”, shkruan media kroate.
“Në mes të luftës, më ofruan që të largohesha nga Spliti, por qëndrova për të ndarë fatin tim me Hajdukun”, ka thënë Abazi.
Dinamo pësoi humbje në Split me rezultat 2:1 tani synon mrekullinë në Tiranë të enjten (pasnesër).