20-vjeçari nga Staten Island, Albi Limani, është ekstraduar në New Jersey pas arrestimit në Florida, ku tentoi të largohej nga vendi së bashku me nënën e tij, Vilma Vneshta.
Limani akuzohet për një aksident fatal më 29 qershor në Garden State Parkway, ku humbi jetën pasagjeri Albion Hysenaj, 20 vjeç, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur rëndë.
Pas aksidentit, Limani dhe Vneshta u larguan nga vendngjarja, ndërsa më pas tentuan të arratiseshin jashtë ShBA-së.
Të dy u arrestuan më 17 korrik në Miami, dhe sipas autoriteteve, Limani përballet me disa akuza të rënda, përfshirë vrasje të rëndë dhe braktisje të vendit të aksidentit.