Adli ka akord me Bournemouthin

- Bota Sot

Adli ka akord me Bournemouthin

Ish-kampionët e gjermanisë janë në një fazë delikate të programimit të ekipit për sezonin e ri pasi nga dita në ditë humbin lojtarë. Largimi i Xabi Alonsos, u pasua nga “lamtumira” të rëndësishme siç ishte largimi i Florian Wirtz, Jeremie Frimpong, Odilon Kossounou, Granit Xhaka, Gustavo Puerta, Lukas Hradecky dhe Jonathan Tah.

Në orët e fundit listës së lojtarëve të larguar mund t’i shtohet edhe Amine Adli.

Emri i 25-vjeçarit ishte surprizë pasi lojtari pëlqehet nga Erik Ten Hag, por zhvillimet e fundit të merkatos flasin për një fund ndryshe.

Ekipi i Bournemouth ka arritur një akord të plotë me sulmuesin e krahut, por transferimi i tij në Angli nuk është ende i sigurt pasi mungon akordi mes klubeve.

Sipas medieve gjermane Bayer 04 nuk heq dorë prej shërbimeve të Adli nëse në këmbim nuk arkëton 30 milionë euro.



Read it all at Bota Sot