Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, ka mësuar kundërshtarin në fazën play-off për një vend në grupet e Ligës së Evropës – dhe ai vjen nga fqinjësia.
Tetovarët do të përballen me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, i cili u eliminua nga play-offi i Ligës së Kampionëve. Skuadra nga Razgradi u mposht nga Ferencvaroshi, ndeshja e parë në Bullgari përfundoi 0-0, ndërsa takimi i kthimit në Hungari u mbyll 3-0 për vendasit.
Ndeshja e parë e Shkëndijës do të zhvillohet në Shkup më 21 gusht, ndërsa takimi i kthimit në Bullgari do të luhet më 28 gusht.
Fituesi i këtij çifti do të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ndërsa skuadra humbëse do të vazhdojë në Ligën e Konferencës.