Fenerbahce dhe Benfica kanë siguruar kualifikimin në raundin “play-off” të Champions League, duke përmbysur rivalët e tyre në ndeshjet e kthimit të turit të tretë kualifikues.
Në Stamboll, skuadra e Jose Mourinho ka arritur një fitore spektakolare 5-2 ndaj Feyenoord, duke e përmbysur humbjen e parë dhe duke kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 6-4.
Ndeshja është karakterizuar nga ritëm i lartë dhe gola të shumtë, ku Jhon Duran, Fred, En-Nesyri, Archie Brown dhe Anderson Talisca kanë qenë protagonistët kryesorë për vendasit.
Feyenoord është përpjekur të rikthehet me dy gola nga Tsuyoshi Watanabe, por në fund është dorëzuar dhe do ta vazhdojë garën në Europa League.
Ndërkohë, Benfica e ka treguar forcën në Lisbonë duke mposhtur Nice me rezultat 2-0 dhe duke e çuar në 4-0 epërsinë në total.
Andreas Schjelderup ka qenë ylli i ndeshjes me një gol dhe një asist, ndërsa Fredrik Aursnes e ka shënuar golin tjetër.
Nice nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në dy ndeshjet e këtij dueli dhe gjithashtu do të vazhdojë garën në Europa League.