PSG – Tottenham Hotspur, sonte fillon zyrtarisht sezoni i ri me Superkupën e Evropës

- Bota Sot

PSG – Tottenham Hotspur, sonte fillon zyrtarisht sezoni i ri me Superkupën e Evropës

Superkupa e Evropës, e cila tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të ri futbollistik në kontinent, do të sjellë sonte një përballje të zjarrtë midis Paris Saint-Germain dhe Tottenham.

Pas triumfit të vitit të kaluar nga Real Madridi, këtë herë trofeu prestigjioz do të kërkojë një pronar të ri.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Friuli” në Udine, i njohur edhe si Bluenergy Arena. Dy skuadrat do të përballen për të nisur sezonin me një titull të rëndësishëm, ndërsa atmosfera pritet të jetë elektrizuese.

PSG hyn në këtë ndeshje si kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, pasi pas viteve të investimeve dhe pritjes, arriti më në fund të ngrejë trofeun më të madh të klubeve në Evropë. Për Luis Enrique dhe djemtë e tij, një fitore sot do të ishte një konfirmim i statusit të tyre si dominues të futbollit evropian.

Në anën tjetër, Tottenham ka ardhur në këtë finale si fitues i Ligës së Evropës. Për trajnerin e ri të Spurs, Thomas Frank dhe skuadrën e tij, kjo është mundësia e artë për të dëshmuar se ata mund të garojnë edhe në nivelet më të larta dhe se triumfi në Ligën e Evropës nuk ishte rastësi.

Megjithatë, londinezët përballen me probleme serioze në përbërje. James Maddison mungon për shkak të një dëmtimi të rëndë të ligamenteve, ndërsa Dejan Kulusevski, Radu Dragusin dhe Dominic Solanke janë gjithashtu jashtë fushe. Destiny Udogie mbetet në dyshim deri në momentet e fundit.

Situata nuk është ideale as për PSG-në. Joao Neves është i pezulluar pas kartonit të kuq në finalen e Kupës së Botës për Klube ndaj Chelseat, ndërsa Gianluigi Donnarumma është lënë jashtë listës, mes spekulimeve për një largim të mundshëm nga Parisi.

Takimi pritet të nisë në orën 21:00 dhe do të gjykohet nga gjyqtari portugez Joao Pinheiro. 



Read it all at Bota Sot