Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mori një rol të ri në botën e sportit, më saktësisht pjesën që ka të bëjë me krijimin dhe përmirësimin e pajisjeve sportive, por edhe lidhjen e atletëve me markën që ai do të përfaqësojë në të ardhmen.
Arteta do t’i bashkohet Under Armour si drejtor i performancës, me spanjollin e përfshirë në zhvillimin e produkteve, identifikimin e talenteve dhe lidershipin për të provuar të rrisë praninë e Under Armour në futboll.
Përveç kësaj, Arteta do të ketë rolin e mentorit dhe udhëheqësit të valës së atletëve që kanë nënshkruar një kontratë me këtë kompani.
Partneriteti midis Under Armor dhe trajnerit të Arsenalit do t’i lejojë gjithashtu Artetës të ndikojë në komunitetet lokale në të gjithë Londrën dhe të sjellë ndryshime pozitive në mjedisin përreth tij.
Megjithatë, roli i ri nuk do t’i prishë planet e tij për t’u përqendruar plotësisht në rolin e tij te Arsenali dhe për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm, të cilin “Topçinjtë” do ta hapin me një ndeshje kundër Manchester United.