Tottenham synon befasinë ndaj PSG-së

- Bota Sot

Tottenham synon befasinë ndaj PSG-së

Sot në mbrëmje, do të luhet finalja e Superkupës së Europës mes PSG dhe Tottenham.

Skuadra franceze shihet si favorite, por anglezët nuk do të dorëzohen kollaj.

“Superkupa është një mundësi e shkëlqyer për të fituar një trofe, kundër një skuadre që ishte më e mira sezonin e kaluar“, tha trajneri i Tottenham, Thomas Frank.

“Ne kemi bërë një përgatitje më normale dhe si trajnerë, ne gjithmonë preferojmë një përgatitje të tillë. Por, nga një këndvështrim i caktuar, situata e PSG-së ka avantazhe të tjera”, shtoi Frank.

“Ata ende luanin një muaj më parë dhe nuk kanë humbur gjithçka. Ka ende gjurmë konkurrence në trupat e tyre dhe ata do të luajnë me shumë freski“, theksoi trajneri i Tottenham.



Read it all at Bota Sot