Egnatia dhe Dinamo City luajnë nesër duelet vendimtare të turit të tretë

- Bota Sot

Egnatia dhe Dinamo City luajnë nesër duelet vendimtare të turit të tretë

Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë nesër duelet vendimtare të turit të tretë të UEFA Conference League, me objektivin e vetëm për t’u kualifikuar në fazën play-off.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë janë më pranë se kurrë për ta arritur këtë objektiv dhe u mjafton edhe një fitore me rezultat minimal, pasi sfida e parë në Ljubljana, në stadiumin “Stozhiice”, u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Gjithçka do të vendoset në Rrogozhinë, në “Egnatia Arena”, ku kampionët e Shqipërisë do të kenë mbështetjen e madhe të tifozëve për të siguruar një tjetër arritje historike. Ndeshja do të luhet në orën 21:00.

Në “Air Albania” do të zhvillohet superdueli Dinamo City – Hajduk Split. Blutë e Dinamos zhvilluan një ndeshje të mirë, shënuan të parët në transfertë, por u mundën 2-1. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur dhe kualifikimi do të vendoset në Tiranë. Sfida Dinamo City – Hajduk Split do të luhet në orën 20:45.



Read it all at Bota Sot