Egnatia do të presë në “Egnatia Arena” skuadrën e Olimpia Lubjana për të bërë mes tyre llogaritë e ndeshjes së kthimit të raundit të 3-të në Conference League.
Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00, me sfidën e parë mes tyre që ka përfunduar 0-0.
Por kur jemi vetëm 1 ditë para kësaj sfide, siç ndodh zakonisht të flasin trajnerët, këtë herë nuk do të jetë kështu. Edlir Tetova dhe Erëin van de Looi nuk do të japin deklaratën e tyre për media.
Një vendim i prapritur dhe jo shumë i zakonshëm përpara kësaj sfide. Diçka të tillë e ka bërë të ditur klubi kampion i Superiores nëpëmjet një njoftimi, ndërsa nuk dihen arsyet e këtij vendimi.