“Topçinjtë” janë skuadra me vlerën më të lartë në Premier League

- Bota Sot

“Topçinjtë” janë skuadra me vlerën më të lartë në Premier League

Titulli kampion mungon prej më shumë se dy dekadash, ndërsa vitet e fundit edhe pse I është afruar shumë, përsëri ka lënë të zhgënjyer tifozët.

Por sezoni i Premier League që do të nisë këtë fundjavë mund të jetë ai i duhuri për Arsenal.

“Topçinjtë” e Londrës nisen si të favorizuar, të paktën në letër ndaj rivalëve të tjerë të mëdhenj.

Sipas “Tramsfermarkt”, Arsenal është skuadra me vlerën më të lartë në Premier League.

Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta ka një vlerë të përgjithshme prej 840 milion euro.

Londinezët lenë pas në këtë renditje, Manchester City, me skuadrën e Pep Guardiola që vlerësohet 812 milion euro pas transferimeve të fundit në merkaton e verës.

Treshja e parë plotësohet me Liverpool.

Kampionët në fuqi të Premier League kanë shpenzuar më shumë se 300 milion euro në këtë sesion të tregut të transferimeve, por mbeten larg dy kryesuesëve në këtë klasifikim me një një vlerë të përgjithshme prej 718 milion euro.

Me diferencë, pesëshja e parë e skuadrave më të shtrenjta të kampionatit anglez përpara sezonit të ri plotësohet me Chelsea dhe Njukasëll.

Për çudi, akoma më poshtë në renditje janë emra të tjerë të mëdhenj të futbollit anglez si Manchester United dhe Tottenham.

Ky klasifikim është I rëndësishëm për të parë forcën e skuadrave, por titulli kampion vendoset në fushë dhe Arsenal me tifozët e tij shpresojnë që të mos përsërisin sezonet e fundit..



Read it all at Bota Sot