Steaua merr rrugë për në Kosovë, ka një mungesë të madhe

- Bota Sot

Steaua merr rrugë për në Kosovë, ka një mungesë të madhe

Drita – Steaua pritet me padurim në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Europa League në futboll,

Ballafaqimi luhet nesër në orën 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fituesi i kësaj ndeshje në play-off do të takohet me skuadrën skoceze Aberdeen.

Skuadra rumune e ka fituar takimin e parë me 3:2 ndaj kampionit të Kosovës, Drita.

“Të mërkurën, më 13 gusht, delegacioni i kampionit rumun fluturoi për në Prishtinë, ku dueli do të zhvillohet nesër në mbrëmje.

Mungesa më e madhe nga kampi i FCSB është Risto Radunoviq, i lënduar. Lajmi i mirë është se Darius Olaru bëri udhëtimin dhe ka një rast për të evoluar me Dritën, pasi ai pati edhe probleme mjekësore në javët e fundit”, njofton mediumi rumun “Digisport”..



Read it all at Bota Sot