Nga Baggio te Ronaldinho, kur yjet kanë pasur fatin e Donnarumma-s

- Bota Sot

Nga Baggio te Ronaldinho, kur yjet kanë pasur fatin e Donnarumma-s

Rasti i Gianluigi Donnarumma-s, nga protagonisti i fitores historike të Champions League te përjashtimi i papritur, tregon se në futbollin modern edhe lojtarët më të rëndësishëm nuk e kanë të garantuar vazhdimësinë.

Historia e futbollit ka parë plot kampionë q, për arsye ekonomike, teknike apo marrëdhëniesh të tensionuara, janë detyruar të largohen papritur nga klubet ku ishin idhuj.

Roberto Baggio – Juventus

Në vitet ’90, Baggio ishte simboli i Juventusit, fitues i Topit të Artë 1993 dhe protagonist i titullit kampion 1995. Por, me ardhjen e Marcello Lippi-t dhe dëshirën për t’i dhënë hapësirë Del Piero-s, klubi i ofroi rinovim me ulje page 50%. Pas refuzimit të tij, u shit te Milani për 18 miliardë lira, duke shkaktuar zemërim te tifozët bardhezinj.

Iker Casillas – Real Madrid

Kapiten legjendar i “Los Blancos” për më shumë se një dekadë, Casillas humbi vendin e titullarit me ardhjen e Mourinho-s, për shkak të raporteve të ftohta dhe mosbesimit teknik. Në vitin 2015, pas 725 ndeshjesh, u largua te Porto mes lotëve, në një konferencë shtypi pa shokë skuadre, një skenë që preku thellë tifozët.

Ronaldinho – Barcelona

Idhulli brazilian që ringjalli Barcelonën në 2003, fitoi Champions-in e 2006 dhe Topin e Artë 2005. Por, pas rënies së formës dhe problemeve disiplinore, Pep Guardiola në 2008 vendosi të ndërtonte ekipin rreth Messi-t, Xavi-t dhe Iniesta-s, duke e shitur te Milani për 24 milionë euro.

Fernando Torres – Liverpool

“El Niño” ishte sulmuesi më i dashur i “The Reds” mes viteve 2007-2011. Në janar 2011 u transferua te Chelsea për 50 milionë £, pas zhgënjimit me projektin e klubit. Tifozët reaguan ashpër, duke e quajtur “tradhtar” dhe duke djegur fanellat me emrin e tij.

Alessandro Nesta – Lazio

Kapiten dhe simbol i Lazios, u detyrua të largohej në 2002 për shkak të krizës financiare të klubit. U transferua te Milani për 31 milionë euro në fund të merkatos verore, duke kaluar nga stërvitja e mëngjesit me Lazion te prezantimi si kuqezi po atë mbrëmje. Me Milanin fitoi Champions-in dhe Kupën e Italisë që në sezonin e parë.

Sergio Ramos – Real Madrid

Pas 16 vitesh dhe dhjetëra trofeve, kapiteni legjendar u largua në 2021 për mospërputhje në rinovim: Real Madrid ofroi kontratë 1-vjeçare, Ramos kërkoi 2. Mungesa e marrëveshjes dhe ftohja me Florentino Pérez shënuan fundin e një epoke.



Read it all at Bota Sot