Jo vetëm Torino, Bologna nis kontaktet me Interin për Asllanin

- Bota Sot

Jo vetëm Torino, Bologna nis kontaktet me Interin për Asllanin

Zërat e merkatos rreth Kristjan Asllanit nuk po ndalen.

Mesfushori i kombëtares shqiptare pritet të largohet nga Interi, me klubin zikaltër që kërkon një destinacion që të plotësojë si kërkesat financiare ashtu edhe ambiciet e lojtarit.

Në fillim të korrikut, Real Betis bëri një hap konkret, por ish-lojtari i Empolit nuk u bind nga destinacioni, një situatë e ngjashme me atë të interesimit të Sassuolos.

Në 48 orët e fundit, Torino ka hyrë fuqishëm në garë, me trajnerin Marco Baroni si mbështetës kryesor i transferimit. Megjithatë, klubi granata nuk duket i gatshëm të shkojë deri në 18-20 milionë eurot që kërkon Interi për lojtarin e lindur në vitin 2002.

Sipas raportimeve të Alfredo Pedullà-s, edhe Bologna ka nisur kontakte direkte me drejtuesit e Interit për të kuptuar kostot e operacionit dhe hapësirat për negociata.



Read it all at Bota Sot