Media boshnjake: Aleati serb nuk tregon mëshirë për lojtarin e Kosovës

- Bota Sot

Media boshnjake: Aleati serb nuk tregon mëshirë për lojtarin e Kosovës

Futbollisti nga Kosova, Mevlan Zeka, është kthyer në Kosovë. 

Një shkrim interesant është nga media boshnjake “Sportsport”. 

“Serbia ka disa aleatë kur bëhet fjalë për luftën kundër Kosovës, njëri prej tyre janë rumunët që kanë vendosur tia bëjnë jetën të vështirë 31-vjeçarit Mevlana Zeka.

Si një nga lojtarët më të mirë në ligën e Kosovës, këtë verë ishte transferuar nga Suhareka në ekipin rumun UTA Arad dhe tani po përballet me një problem serioz.

Në fakt, sulmuesi me përvojë u largua nga përgatitjet e klubit menjëherë pas transferimit dhe u kthye në Kosovë, dhe rumunët kanë filluar ta kërcënojnë", - shkruan media boshnjake.

"Nëse ai nuk kthehet ose nuk na paguan kontratën e tij, atëherë do ta padisim në FIFA", tha drejtori i përgjithshëm i Arad-it, Alexandru Meszar.

Pas këtij lajmi, vetë Zeka vendosi të flasë, duke thënë se gruaja e tij ishte rëndë e sëmurë dhe se ai nuk mund ta linte vetëm në Kosovë.

“Pavarësisht se kam analizuar çdo mundësi për t’u rikthyer në Arad, përgjegjësia ime si kryefamiljar, bashkëshort dhe baba ishte më e madhe se çdo detyrim si futbollist.

Sugjerimi i mjekut që bashkëshortja ime kishte nevojë për kujdes të vazhdueshëm bëri që vendimi im të ishte i qartë, pasi terapitë që ajo duhej të ndiqte ishin të pamundura të përballoheshin pa praninë time.

Unë nuk kam baba, vëllai im nuk jeton në Kosovë, dhe jam i vetmi mashkull në familje, pranë nënës, bashkëshortes dhe djalit tim. Në atë moment, ishte e pamundur të largohesha prej tyre dhe të udhëtoja për në Rumani. Situata ishte e rëndë, dhe si çdo njeri, vendosa ta vë familjen në vend të parë:, ka deklaruar mes të tjera Zeka.



Read it all at Bota Sot