Liria - 30 vite pa titull! Osmani: Një moment historik që mbetet i paharruar

- Bota Sot

Liria - 30 vite pa titull! Osmani: Një moment historik që mbetet i paharruar

Liria e Prizrenit ka 30 vite që nuk e ka shijuar titullin e kampionit, nga viti 1995!

Sinan Osmani ishte trajneri i fundit që para 30 viteve Liria shijoi titullin e kampionit të Kosovës.

Osmani ka përshkruar në pika të shkurtra krenarinë e kësaj skuadre me renome para 30 viteve.  

“Këtë vit shënohet 30-vjetori i titullit të fundit kampion për KF Liria – një moment historik që mbetet i paharruar në zemrat e të gjithë atyre që jetuan lavdinë e vitit 1995.

Në këtë vit jubilar, kujtojmë me krenari dhe mirënjohje të gjithë ata që kontribuan në atë sukses të madh: trajnerët, futbollistët, kryesinë, ekonomët, donatorët, gazetarët dhe qytetarët e shumtë që qëndruan pranë klubit me pasion e përkushtim.

Me nderim të veçantë përkujtojmë dy dëshmorët e klubit, që dhanë jetën për atdheun:

- Naim Rexhepi, nënkryetar i klubit
- Përparim Thaçi, futbollist i KF Liria
Emrat e tyre janë pjesë e pandashme e historisë sonë dhe krenarisë kombëtare.

Ishte një kohë e vështirë, por një kohë e Krenarisë së Lirisë.

KF Liria ishte, është dhe do të mbetet klub i madh – me zemër të madhe dhe histori të lavdishme.

Në këtë vit të veçantë, shpresojmë të rikthehemi si kampionë në Ligën e Parë dhe të ngjitemi sërish në Superligën e Kosovës, aty ku e ka vendin Liria.

KF LIRIA – Lavdia që nuk harrohet”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në facebook.



Read it all at Bota Sot