Topalaj nuk lëviz nga Ferizaj

- Bota Sot

Topalaj nuk lëviz nga Ferizaj

Futbollisti Ardit Topalaj nuk ndryshon mjedis, mbetet pjesë e klubit Ferizaj.

Skuadra e Ferizajt ka luksin që të përgatitet edhe më mirë për faktin se ndeshja me Dritën në kuadër të javës së parë, është shtyrë për më vonë. 

Ardit Topalaj vazhdon me FC Ferizaj deri në vitin 2027!

Presidenti i klubit, Lulzim Abazi, është dakorduar me mbrojtësin Ardit Topalajn për vazhdimin e kontratës edhe dy vite të tjera, duke e mbajtur atë pjesë të skuadrës sonë deri në vitin 2027.

Në sezonin 2024/25, Topalaj zhvilloi 33 paraqitje në Superligë, duke treguar vazhdimësi dhe përkushtim të lartë. Presim që edhe këtë vit të japë kontribut të rëndësishëm për klubin”, njofton FC Ferizaj.



Read it all at Bota Sot